15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeVjosa Osmani uron Ramazanin: Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane...

Vjosa Osmani uron Ramazanin: Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane e respektin e ndërsjellë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook i ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan.

Ajo ka thënë se forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë.

“Pas mesnate, me syfyrin e parë, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. I uroj të gjithë qytetarëve tanë të besimit islam agjërim të lehtë e të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familje”, ka shkruar Osmani.

“Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë. Ndaj në këtë muaj e çdo ditë tjetër, të shpërfaqim solidaritetin ndërnjerëzor që e karakterizon popullin tonë. Urime muaji i bekuar i Ramazanit”, ka shkruar Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments