15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeKrerët e shtetit të Kosovës ,urojnë besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Krerët e shtetit të Kosovës ,urojnë besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

E në prag të fillimit të muajit Ramazan, kryeministri Albin Kurti vizitoi xhaminë Pirinaz dhe xhaminë Alaudin.

Ai u dëshiroi agjërim të lehtë besimtarëve.

“Në këtë Natë të Madhe, kur të gjithë përgatiten për agjërimin, i cili na bënë t’i përkushtohemi anës shpirtërore dhe na fisnikëron, të kemi mundësinë që të vijmë për një vizitë të këtillë shumë dashamirës dhe domethënëse. Andaj, Zoti ua bëftë kabull dhe ju dëshiroj agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve në këtë muaj të shenjtë, i cili fillon me ditën e nesërme”, tha kryeministri Kurti.

Derisa i pari i Kuvendit ka thënë se muaji i Ramazanit sjell spovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror.

“Duke bartur frymën e sakrificës dhe solidaritetit ndaj tjetrit në nevojë, muaji i Ramazanit sjell spovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror.

Si muaj i sakrificës dhe përkushtimit, ai sjell mesazhin për atë që është më e lartë se ne, dhe se përlartësimi vjen nga një përulësi e thellë e shpirtit ndaj Zotit që tejkalon shtrëngesat e rrethanës.

Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët!”, ka shkruar Konjufca.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments