13 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeNis muaji i Ramazanit,Edi Rama uron besimtarët myslimanë: Kohë reflektimi, dhembshurie...

Nis muaji i Ramazanit,Edi Rama uron besimtarët myslimanë: Kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore 

“Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime.”

Kryeministri Edi Rama u ka uruar besimtarëve myslimanë Muajin e Ramazanit.

“Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët muslimanë. Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime. Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve Ramazan të paqtë e bujar”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments