4.7 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) BDI NUK ZGJIDHI ÇËSHTJEN E SHTETËSISË, SËRISH AKUZON OPOZITËN

(VIDEO) BDI NUK ZGJIDHI ÇËSHTJEN E SHTETËSISË, SËRISH AKUZON OPOZITËN

Bashkimi Demokratik për Integrim është në qendër të kritikave për moszgjidhjen e çështjes së personave që jetojnë një kohë të gjatë në vend, por që nuk kanë shtetësi. Partia shqiptare në pushtet i anashkalon këto akuza, ndërkohë që për këto çështje është pyetur sot edhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Ai e akuzon opozitën shqiptare se kanë bërë spekulime lidhur me numrin e qytetarëve që nuk kanë shtetësi. Ai thotë se vetëm 1 300 qytetarë e kanë këtë problem, pasi në 20-30 vitet e fundit, 14 000 qytetarë e kanë fituar shtetësi.

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

“Sipas informacioneve të mia rreth 2000 qytetarë kanë status të parregulluar të shtetësisë. Prej tyre, 1300 janë shqiptarë dhe të tjerët janë nga bashkësitë e tjera etnike….Bëhet fjalë për 1300 aplikime, të cilat për shkaqe të ndryshme janë ende të pazgjidhura. Një pjesë për shkak të inercioneve burokratike, një pjesë për shkak të interpretimeve të gabuara të ligjeve, e kështu me radhë”.

Përndryshe pas takimit të dytë me radhë mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, u gjet zgjidhje për Ligjin për Shtetësi. Liderët nuk dhanë detaje për marrëveshjen , por thanë se javën që vjen do ta përgatisin versionin final të teksit të Marrëveshjes.

Sela bëri të qartë se të gjithë ata që kanë lindur në Maqedoninë e Veriut, duhet të kenë shtetësinë e këtij vendi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments