9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeTre milionë euro për automjete speciale për monitorim të kufijve!

Tre milionë euro për automjete speciale për monitorim të kufijve!

Gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti përmes vendkalimit kufitar në Tabanoc kanë kaluar 696.518 udhëtarë. Gjatë kësaj në mënyrë selektive janë kontrolluar 28.278 udhëtarë – tha Zv/Ministri plotësues në MPB, Mitko Bojmacaliev, gjatë vizitës së Stacionit Policor në vendkalimin kufitar në Tabanoc.

Sipas tij, në periudhën dy mujore, janë shënuar 6 vepra penale dhe 59 shkelje, kurse në pjesën e migrimit të jashtëligjshëm vërehet trendi i rritjes së numrit të migrantëve illegal për 60%.

Por, sic u shpreh Bojmacaliev, shënohen investime në modernizimin e policisë kufitare, me qëllim të parandalimit të veprimeve të jashtëligjshme nëpër kufij.

“Kemi siguruar 10 automjete speciale për mbikqyrje, me kamera termale që mund të shtrihen deri në 10 kilometra. Automjetet quhen MSS, Sistem mobil për mbikqyrje. Investimi i përgjithshëm për 10 automjtetet është 3 milion euro” – tha Mitko Bojmacaliev, zv/ministri plotësues në MPB.

Zv/Ministri Bojmacaliev është informuar edhe për veglën digjitale kundër korrupsionit apo kamerat e trupit ku gjatë ditëve të kaluara ishte xhiruar një rast i mitmarrjes nga një shtetas i Gjeorgjisë ndaj një zyrtari policor në Tabanoc. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments