15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi në takim me përbërjen e KSHZ-së: Sigurimi i zgjedhjeve fer...

Talat Xhaferi në takim me përbërjen e KSHZ-së: Sigurimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike është obligim

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot priti në takim kryetarin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski dhe anëtarët e Komisionit, ku diskutuan për zgjedhjet e ardhshme. Xhaferi tha se sigurimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike është mandat i kësaj Qeverie, por edhe obligim i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kryeministri Xhaferi gjithashtu theksoi se, sigurimi i zgjedhjeve nuk do të thotë vetëm sigurim në aspekt të rregullativës ligjore dhe të minimum standardeve, por edhe bashkëveprim i ndërsjellë që të mund të parashikohen kriza potenciale dhe të propozohen skenarë dhe zgjidhje që do të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e atyre krizave.

Kjo gjithsesi është me rëndësi sepse krahas obligimeve tjera, të dyja institucionet bashkë kanë edhe obligim për të mbrojtur reputacionin e institucioneve dhe të përforcojnë besimin e qytetarëve në vetë procesin zgjedhor. Dhe kjo do të arrihet vetëm nëse me vepra konfirmohet se me të vërtetë janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e tyre dhe mundësimin e realizimit të drejtës së vet”.

“Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Dashtevski, e përshëndeti propozimin e Kryeministrit Xhaferi për koordinim, sepse KSHZ-ja si trup përgjegjës për zbatimin e suksesshëm të zgjedhjeve, dhe me këtë rast i pavarur, i paanshëm, përgjegjës dhe profesional në punën e vet, ka nevojë për mbështetje edhe nga institucionet tjera”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments