Debati dhe përplasja për Alta Bankën në Kuvend ka vazhduar edhe sot.Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u distancua nga përgjegjësia për punën e guvernatorit të Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, të cilin vetë e kishte propozuar për këtë detyrë. Gjatë seancës mbikëqyrëse për hyrjen e “Alta Bankës” nga Beogradi në Maqedoni, ajo mes tjerash u përball me pyetjet e deputetes Sonja Mirakovska për kriteret e përzgjedhjes së Sllaveskit dhe ndikimin e mundshëm politik në emërimin e tij.
“A ka qenë zgjedhja e Trajko Sllavëskit, është zgjedhje e juaja profesionale ose ishte emër i dhënë nga ana e partisë në pushtet VMRO-DPMNE?” Sonja Mirakovska, deputete e opozitës
Presidentja u kundërpërgjigj ashpër, duke theksuar se është imune ndaj presioneve politike.
“Si i lejoni vetes të thoni si e kam zgjedhur, përse e kam zgjedhur, përsëris se e kam zgjedhur mbi baza të ligjit pa asnjë presion. Që moti e kam dëshmuar se jam imune ndaj presioneve, për juve nuk e di” Gordana Siljanovska Davkova, presidente
Në qendër të debatit ishte pyetja se si Banka Popullore i dha miratimin “Alta Bankës” nga Beogradi për të marrë pronësinë e ish-“Stopanska Bankës” në Manastir, pa u siguruar parandalimi i një krize si kjo që pasoi me heqjen e licencës së bankës mëmë në Serbi.
