11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeThirrjet për vorio-epirin në paradën ushtarake greke, PDIU: Heshtja e Ramës miraton...

Thirrjet për vorio-epirin në paradën ushtarake greke, PDIU: Heshtja e Ramës miraton pretendimet e Athinës (Film)

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dënon thirrjet për të ashtuquajturin vorio-epir, gjatë paradës ushtarake greke, në kuadër të festës kombëtare të Greqisë.

Gjatë një deklarate për mediat, PDIU i konsideron thirrjet si provokim dhe rikthim të fantazmave të vjetra të Greqisë për pretendime territoriale, në një kohë kur të dyja vendet janë anëtare të NATO-s.

PDIU dënon edhe heshtjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Heshtja e Ramës, thekson PDIU, si sjellje inferiore ndaj palës greke është aprovim për pretendimet e Athinës ndaj Shqipërisë.

Me qeverinë aktuale, shton PDIU, nuk do të ketë avancim të çështjes “Çame”, por përkundrazi do të inkurajohen orekset shoviniste greke.

Deklarata e PDIU

Gjatë paradës ushtarake të organizuar me rastin e festën kombëtare të Greqisë, u dëgjuan thirrje për vorio-epirin  për të cilat shteti shqiptar ende nuk ka reaguar. Në një kohë kur kryeministri në ikje i Shqipërisë, Edi Rama, pretendon se kemi marrëdhënie të mira me Greqinë dhe se po punojnë për t’i dhënë zgjidhje problemeve shumëvjeçare, në këtë shtet fqinj vazhdojnë provokimet e rënda dhe rikthimi i fantazmave të vjetra të pretendimeve territoriale. Këto fyerje duhet të ngjallnin reagimin e menjëhershëm të institucioneve të shtetit shqiptar dhe të trajtohen me seriozitet edhe në Bruksel, në kuadër të Aleancës së Atlantikut Verior.  Mirëpo Z. Rama është duke heshtur dhe heshtja në këtë rast do të thotë aprovim.

Ato thirrje fyejnë popullin shqiptar dhe përbëjnë pretendime të hapura territoriale që janë të papranueshme në kushtet kur dy shtetet tona janë tashmë aleatë në kuadër të NATO-s. Bëjmë thirrje ndaj ministres së jashtme Olta Xhaçka, që të ndërpresë fushatën ku është tërësisht e fokusuar, dhe të kthehet në zyrë për të bërë sadopak detyrën e drejtimit të diplomacisë shqiptare. Në një rast të tillë është e domosdoshme që të thirret ambasadori i Greqisë për sqarime dhe të kërkohet nga qeveria greke një distancim prej këtyre thirrjeve të njerëzve të tyre në uniformë.

Kjo ngjarje e ripërsëritur, shërben gjithashtu si dëshmi që me qeverisjen deritanishme të kryeministrit Rama, Republika e Shqipërisë do të sillet vetëm si inferiore dhe e nënshtruar ndaj Greqisë. Prandaj me këtë qeveri jo vetëm që nuk do të mund të kemi një avancim të çështjes çame, por do të kemi një tolerim dhe inkurajim të mëtejshëm të orekseve shoviniste të qarqeve ekstremiste në Athinë.

https://27.al/thirrjet-per-vorio-epirin-ne-paraden-ushtarake-greke-pdiu-heshtja-e-rames-miraton-pretendimet-e-athines/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments