18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeTetova pa qendra për trajtimin e qenve endacak

Tetova pa qendra për trajtimin e qenve endacak

Edhe pse kanë kaluar afro dy muaj nga premtimi se për një javë do të hapet Qendra për trajtimin e qenve endacakë në Tetovë, e njëjta ende nuk është në funksion. Fituesi i tenderit për trajtimin e qenve endacak thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe investimet, por vonesa se është shkaku i një komisioni të drejtorisë për veterinari, e që për shkak të zgjedhjeve, nuk kanë mundur ta bëjë inspektimin e qendrës.

Problemi nuk qëndron as tek neve as tek komuna, por diku tjetër. Ne e kemi dorëzuar që para 15 ditësh kërkesën në Drejtorinë e Ushqimit dhe veterinarisë në Shkup, dhe presim të vinë ata të bëjnë një kontroll dhe të na japin leje për fillimin e punëve. Unë shpresoj se këto ditë ata duhet të vinë pra më së shumti 15 apo 20 ditë në bazë të Ligjit dhe kjo është e gjitha”.- theksoi Rami Selmani – drejtues i Qendrës për trajtimin e qenve endacak

Edhe nga komuna e Tetovës, fajin e hedhin tek Drejtoria për ushqim dhe veterinari.

“Nga ana e komunës janë bërë të gjitha përgatitjet. Presim vizitën e inspektoratit të drejtorisë për veterinari dhe ushqim të jep lejen për fillimin me punë”.

 “E derisa institucionet hedhin fajin tek njëra tjetra për vonesat e implementimit të projektit, ata që më shumë e pësojnë, janë banorët e Tetovës, me theks të veçantë fëmijët e shkollave fillore që frekuentojnë shkollat në orët e hershme të mëngjesit”.

Qendra për trajtimin e qenve endacak ka një kapacitet për kujdesin e 20 qenve, të cilët, pas kastrimit, vaksinimit dhe shpimit të veshëve sërish do lëshohen në rrugët e Tetovës. Por, kjo ve në dyshim realizimin me sukses të këtij projekti për faktin se të njëjtët sërish do të përbëjnë rrezik për banorët.

Bashkim Sulejmani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments