15.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeTaravari:Në horizont shumicë e re parlamentare!?Qeveria nuk i ka 61 mandate

Taravari:Në horizont shumicë e re parlamentare!?Qeveria nuk i ka 61 mandate

Shumica e brishtë me 62 deputetë, po bën që opozitarët të mendojnë për krijimin e një shumicë të re parlamentare. Kryetari i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski edhe sot tha që po bisedon me partitë për shumicën e re parlamentare.

 “Po VMRO-DPMNE po bisedon me parti parlamentare ku janë pjesë e Qeverisë, ashtu që kur do të kemi shumicë në parlament atëherë do të dalim para mediave dhe do ta prezantojmë shumicën”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

 Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar ASH-AAA thotë se sipas tij Qeveria tani nuk i ka 61 vota. Ndërsa shtoi se nuk përjashtohet mundësia që të jenë pjesë e një shumice të re parlamentare por pa BDI-në.

 “Ne nuk kemi negociata për shumicë të re por e di që ka pakënaqësi të mëdha brenda koalicionit qeveritar. Sipas meje aktualisht që po flasim ne Qeveria nuk ka 61 vota sipas meje që nuk do të thotë që është ashtu por ditët në vijim do ta shohim këtë, çdo gjë është e mundshme nuk e përjashtoj mundësinë që të jemi pjesë e një shumice të re por pa BDI-në çdo herë e kam thënë që me djallin mund të bëjmë koalicion por me BDI-në jo”, deklaroi Arben Taravari – Koalicioni ASH-AAA.

Mbrëmë edhe kryetari i Altrenativës Afrim Gashi për Televizionin lokal Globi, tha që Zaev nëse e sheh se e ka vështirë të funksionojë me këto numra, duhet të dorëzojë mandatet, pastaj të ulemi dhe të bisedojmë se si më tej. 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së kërkoi që bashkë me zgjedhjet lokale të ketë edhe zgjedhje parlamentare.

Sa i përket koalicioneve gjatë zgjedhjeve komunale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti, Arben Taraveri thotë se BDI me shumë gjasë do të ketë koalicion me LSDM-në ndërsa shtoi se koalicioni ASH-AAA prej partive më të mëdha maqedonase mbetet të koalicionojë vetëm me VMRO-DPMNE-në. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments