1.1 C
Tetovo
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeTaravari: Shëndetësisë në Maqedoni i mungojnë 1000 mjekë

Taravari: Shëndetësisë në Maqedoni i mungojnë 1000 mjekë

 Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se në shëndetësi në Maqedoninë e Veriut mungojnë së paku 1000 mjekë.

Ai për “Zërin e Amerikës” gjithashtu njoftoi se do të punësohen 600 kursantë dhe gjetja e 1200 punëtorëve shëndetësorë të cilët janë të angazhuar me kontratë.

Maqedonisë i duhen minimalisht 1000 mjekë, urgjentisht dhe pa vonesë”, tha Taravari.

Ministri tha se ata që presin punësim janë kandidatë potencialë për të ikur jashtë vendit

“Ata që presin punësim janë kandidatë potencialë për të ikur jashtë vendit. Shpresoj që vitin e ardhshëm të gjejmë një zgjidhje, përveç 300 specializantë, të punësohen rreth 300-400 mjekë dhe të kemi një qëndrueshmëri në spitale, të paktën në brendësi të vendit”, theksoi Taravari.

Në nivel vjetor, sipas ekspertëve mjekësorë, nga vendi largohen rreth 250 mjekë, si dhe personel tjetër mjekësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments