13.7 C
Tetovo
E mërkurë, 17 Prill, 2024
BallinaLajmeSot është mot i ftohtë dhe i kthjellët, fundjava pritet të pasohet...

Sot është mot i ftohtë dhe i kthjellët, fundjava pritet të pasohet me një ndryshim drastik

Në mëngjes kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell me erë të dobët veriore. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -12 deri në -4, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 0 deri në 8 gradë.

Me diell dhe ftohtë në Shkup. Temperatura minimale do të zbresë deri në -8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 4 gradë.

Mot stabil dhe i thatë do të mbizotërojë deri të shtunën. Moti i kthjellët do të bëjë që temperaturat e mëngjesit të jenë të ulëta në ditët në vijim, sidomos të enjten, ku vende-vende do të zbresin nën minus 10 gradë.

Të premten dhe gjatë fundjavës në disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të theksuara të ulëta, kryesisht në pjesët perëndimore. Nga e diela pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments