7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaKulturëFilmi shqip “Zgjoi”,nga Kosova zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimet Oscar

Filmi shqip “Zgjoi”,nga Kosova zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimet Oscar

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pasi filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit ka hyrë në listën e ngushtë për çmimet Oscar.

Ajo në një postim në Twitter ka përgëzuar ekipin realizues të filmit për suksesin e madh të arritur, duke thënë se për herë të parë një film artistik kosovar renditet në listën e ngushtë për Oscar.

“Sonte filmi kosovar “Zgjoi” (Hive) bëri histori! Shumë krenare! Për herë të parë një film artistik kosovar është në listën e ngushtë për çmimet Oscar. Urime të mëdha për @Blertabb dhe ekipin dhe gratë e Krushës që treguan me guxim historinë e tyre”, shkruan Osmani.

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit rrëfen historinë e Fahrijes e cila pas luftës ngeli e vetme me dy fëmijët, vajzën 3-vjeçare dhe djalin tre muajsh.

Në përpjekjet për mbijetesë si nënë e vetme në Kosovën e pasluftës, ajo u bashkua me disa gra të tjera të fshatit që kishin mbetur të veja dhe krijuan kooperativën bujqësore “Krusha”, që merren me përpunimin e turshisë dhe ajvarit.

Fahrija nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë jo vetëm për të mbajtur familjen e saj, por edhe për të luftuar paragjykimet kundër një komuniteti që është armiqësor ndaj saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments