10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeSOROS mbyll fondacionin e tij në Shkup!

SOROS mbyll fondacionin e tij në Shkup!

Fondacioni i Institutit për Shoqëri të Hapur i filantropistit Xhorxh Soros po mbyll filialin e tij në Shkup – mëson Radio Leader nga burime të afërta me selinë e organizatës në Nju Jork.

Siç mësojmë, selia e Soros vendosi që projektet në Maqedoni të shërbehen përmes filialit të fondacionit në Tiranë.

Në të njëjtën kohë, burimi ynë thotë se nuk do t’i vazhdohen kontratat menaxhmentit në Shkup dhe drejtoreshës Fani Karanfilova Panovska.

Fondacioni George Soros, prej vitesh ka investuar dhjetëra milionë dollarë në projekte për zhvillimin e shoqërisë civile në vend dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Vitet e fundit, aktivitetet filantropike të këtij fondacioni kanë qenë objekt i një sërë komentesh, polemikash dhe teorish konspirative nga media dhe aktorë politikë në vend.

Ish-kryeministri Nikola Gruevski, i cili aktualisht është azilkërkues politik në Hungari, dikur bëri thirrje për desoroidizimin e shoqërisë maqedonase, duke aluduar për ndikimin e këtij fondacioni në shoqërinë tonë, veçanërisht në mesin e intelektualëve dhe politikanëve në vend.

Siç mëson Radio Lider, mbyllja e zyrës në Shkup nuk do të thotë se ky fondacion nuk do të ketë më projekte në Maqedoni. Do të ketë projekte në shkallë të reduktuar dhe do të kalojnë përmes Tiranës.

Meqë ra fjala, filantropisti George Soros dhe djali i tij Alex janë miq të ngushtë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, ndaj bëhet e kuptueshme për ata që dinë se pse Shqipëria po shndërrohet në qendër rajonale.

Ideologjia e themelit të shoqërisë së hapur vjen nga filozofia e një prej intelektualëve më të shquar të shekullit të njëzetë, Karl Popper.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments