4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeSondazhi: Amerikanët janë të gatshëm të pranojnë paga më të ulëta, vetëm...

Sondazhi: Amerikanët janë të gatshëm të pranojnë paga më të ulëta, vetëm për të punuar nga shtëpia

Shumë amerikanë thonë se do të ishin të gatshëm të punonin për një pagë më të ulët, të hiqnin dorë nga ditët e tyre të pushimit ose të punonin më shumë vetëm nëse punëdhënësi i tyre u ofron atyre një punë nga shtëpia, raportoi Bloomberg.

Sipas një sondazhi të Pulfish muajin e kaluar mbi 1.000 njerëz – 65 përqind e punonjësve amerikanë, të cilët thonë se punët e tyre mund të bëhen nga distanca, janë të gatshëm të marrin paga më të ulëta për të qëndruar në shtëpi nga puna.

Shumica e njerëzve thonë se janë të gatshëm që pagat e tyre të ulen deri në pesë përqind, ndërsa 15 përqind e të anketuarve thonë se janë të gatshëm të heqin dorë nga 25 përqind e pagës së tyre.

Dyzet e gjashtë përqind thonë se mund të heqin dorë nga një e katërta e ditës së tyre të pushimit dhe 15 përqind thonë se do të heqin dorë nga të gjitha ditët e paguara të pushimit vetëm për të punuar nga shtëpia.

Sondazhi gjithashtu ka një pjesë argëtuese. Gjegjësisht, të anketuarit u pyetën se çfarë do të sakrifikonin për të punuar nga shtëpia. Më shumë se gjysma e tyre thonë se do të heqin dorë nga Netflix, mediat sociale ose Amazon brenda një viti. Një e treta e të anketuarve madje thonë se do të heqin dorë nga e drejta për të votuar në të gjitha zgjedhjet e ardhshme kombëtare dhe lokale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments