12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajme“Qeveria furnizohet me automjete zyrtare, por jo dhe me zjarrfikëse dhe ambulanca”

“Qeveria furnizohet me automjete zyrtare, por jo dhe me zjarrfikëse dhe ambulanca”

Në vend të automjeteve zyrtare me lizing, dy milionë euro duhej të dedikohen për automjete që do të përdoreshin për shpëtimin e jetëve të njerëzve. Prioritet i Qeverisë duhet të jetë furnizimi i ambulancave dhe automjeteve zjarrfikëse, e më pas të mendohet për automjetet zyrtare, shprehen nga Qendra e Komunikime Civile. Sipas kësaj Qendre, viteve të fundit është bërë thirrje vazhdimisht për shpenzimin racional të parave të shtetit, por asnjë qeveri deri tani nuk ka pasur vesh për ndryshimin e mënyrës së furnizimit të automjeteve zyrtare.

“Të përllogaritet nëse atje ku jeta e njerëzve është vënë në pikëpyetje, e ato janë zjarrfikësit dhe ambulancat, nëse atje kemi numër të mjaftueshëm të automjeteve të pajisur, numër të mjaftueshëm të automjeteve të reja moderne, e pastaj në vendin e tretë të mendohet për këto automjete luksoze zyrtare. “Duhet të marrim parasysh nëse numri prej 45 automjeteve të këtilla më luksoze është i domosdoshëm, respektivisht nëse 45 zyrtarë, nëpunës, duhet të ngasin automjete të tilla ose duhet të kufizohen në dy ose tre poste, si kryetar i Kuvendit, president i shtetit dhe kryetar i Qeverisë”- deklaroi German Fillkov – Qendra e komunikime civile.

Në tre vitet e fundit, shteti ka shpenzuar tetë milionë euro për blerjen e automjeteve të reja zyrtare. Nga ana tjetër, vendi ka 220 automjete zjarrfikëse dhe 183 ambulanca. 70% e automjeteve të zjarrfikësve janë të shekullit të kaluar dhe janë të moshës 29 deri në 30 vjeç. Nga furnizimi i fundit i 45 automjeteve të reja luksoze të markës Passat, ato do të përdoren nga ministrat dhe delegacionet e huaja në tre vitet e ardhshme. Pas tre vjetësh, automjetet do të duhet të kthehen në kompaninë e lizingut.alsatm.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments