BallinaLajmeHalil Snopçe: VLEN po bën politikë “Tallava”, betejën e bëjnë në facebook...

Halil Snopçe: VLEN po bën politikë “Tallava”, betejën e bëjnë në facebook jo në foltore

Deputeti i partisë Aleanca për Shqiptarët, Halil Snopçe në emisionin “Debat në Shenja”, ka deklaruar se deputetet e VLEN-it, betejën e bëjnë në facebook dhe rrjetet sociale dhe jo në foltoren e kuvendit.

“A i keni parë statistikat e daljes së VLEN-it në foltore, sa ligje kanë parashtruar, sa pyetje, sa herë kanë marrë procedurale, sa herë kanë marrë fjalim, statistikat janë publike, hyni shifni”, tha Snopçe.

Snopçe tha se përpos postimeve në facebook nuk sheh se bëjnë një betejë politike reale.

“Ato bëjnë një politikë të formës tallave. Politikë tallava, politik pa koherencë parimore, politikë pa përgjegjësi institucionale ku qëndrimet argumentet dhe standardet, jepen sipas interesit momental”, tha Snopçe.

Ai tha se politik tallava është kur ofron zgjidhje gjysmake në vend të zgjidhjeve të plota, kur tenton të lëvdërohesh me Raportin e KE-së, ku nuk ka asnjë progres.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments