7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeShkup / GJYKATA E APELIT ULI DËNIMET E “27 PRILLIT 2017”:

Shkup / GJYKATA E APELIT ULI DËNIMET E “27 PRILLIT 2017”:

Gjykata e Apelit ka ulur për një deri dy vite dënimet me burg për të dënuarit e dhunës në Kuvend më 27 Prill të vitit 2017. Me këtë është konfirmuar aktvendimi I shkallës së parë rreth fajit për veprën e kryer penale, por pjesërisht ka pranuar ankesat e të akuzuarve për 27 Prillin.

Mitko Çavkov në vend të 18 viteve tani do të vuajë 6 vite burg. Vlatko Trajkovski dhe Nikola Mitrevski – Koljo, në vend të 15 viteve, dënohen me 14 vite. Me 13 vite burg dënohen Mitko Peshov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski – Levi, Munir Pepiq, Jane Çento dhe Vilijam Mihajlovski, ku sipas shkallës së parë ishin dënuar me 15 vite.

Dënimi nga një deri dy vite u është ulur edhe Oliver Popovskit, Mladen Dodevskit, Gorançe Angjelovskit dhe Igor Jugut dhe tani dënohen me nga 11 vite. I akuzuari Oliver Radulov dënohet me 9 vite, Aleksandar Vasilevski – Ninxha me shtatë, kurse Abdulfeta Alimi tani dënohet me 6 vite.

Të gjithë janë të dënuar për cënim terrorist të rendit kushtetues për incidentet që ndodhën më 27 Prill 2017 në Kuvend. Për organizatorët e këtyre ngjarjeve ende vazhdon procesi gjyqësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments