7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi: Deri në fund të shkurtit do të mbërrijnë vaksinat e para

Zaevi: Deri në fund të shkurtit do të mbërrijnë vaksinat e para

Vaksinat e para nga Kina do të mbërrijnë kah fundi i këtij muaji, kurse sot pritet që Maqedonia t’i paguajë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Ai thotë se nuk ndjen përgjegjësi për vonesën e procesit të vaksinimit kundër Covid-19. Lidhur me atë – përse vaksinat nga Serbia nuk arritën në Maqedoni, Zaevi me shpjegim se “Fajzeri” nuk ka lejuar rishitjen e vaksinave të cilat Serbia donte të na jepte, kurse pastaj janë paraqitur pengesa që këto vaksina të vijnë në vendin tonë në formë donacioni.“Mendoj se sot i paguajmë vaksinat kineze, presim që edhe ato të mbërrijnë ashtu siç lajmëruam. Viti i Ri kinez po përfundon më 18. Besoj se deri atëherë mund të organizohemi lidhur me transportin e tyre. Presim që vaksinat e para në Maqedoni të mbërrijnë në shkurt”, theksoi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments