25.9 C
Tetovo
E hënë, 17 Qershor, 2024
BallinaLajmeRritet numri i studentëve, dominojnë vajzat

Rritet numri i studentëve, dominojnë vajzat

Në arsimin e lartë dhe fakultetet në vend në vitin akademik 2022/2023 janë regjistruar 53 821 studentë, që është rritje prej 4,2 për qind në krahasim me vitin akademik 2021/2022, kumtoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Sipas të dhënave të ESHS-së të marra në bazë të raporteve të pranuara, 57,5 për qind e numrit të përgjithshëm të regjistruar në studimet universitare janë studente.

Numri më i madh i studentëve (77,7 për qind) janë regjistruar në institucionet e arsimit të lartë shtetëror, ndërsa 22,3 për qind në institucionet e arsimit të lartë privat.

“Në vitin e parë të studimeve, në këtë vit akademik janë regjistruar 15,097 studentë ose 28,1 për qind – këtu përfshihen edhe studentët që regjistrohen në vitin e parë për herë të parë, të dytë ose më shumë”, thekson ESHS-ja në publikimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments