4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeRriten për 10 për qind pagat e gjykatësve

Rriten për 10 për qind pagat e gjykatësve

Rriten pagat e gjykatësve. Rritja për këtë vit është 10 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm pagat e gjykatave pritet të rriten për 15 për qind. Ministria e Drejtësisë dhe Shoqata e Gjykatësve njoftuan sot se kanë arritur marrëveshje. Për më tepër, Ministri i Drejtësisë tha se ata do të bëjnë përpjekje që rritja t’i përfshijë edhe nëpunësit gjyqësor.“Sigurisht, bisedimet nuk janë të lehta, sepse kjo masë do të reflektohet edhe në fusha të tjera gjithashtu. Pra, ne mendojmë se kërkesa jonë prej 20 për qind, për momentin ka hasur në mirëkuptim për 15 për qind dhe unë mendoj se ky është progres”, deklaroi Xhemali Saiti, Kryetar i Shoqatës së Gjykatësve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments