11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajme(VIDEO) ZAEV NË SAMITIN E NATOS: JEMI TË PËRKUSHTUAR NË BALLKANIN PERËNDIMOR

(VIDEO) ZAEV NË SAMITIN E NATOS: JEMI TË PËRKUSHTUAR NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Maqedonia e Veriut është pjesëmarrëse në Samitin e parë të NATO-s si anëtare e plotfuqishme e Aleancës. Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se vendi është plotësisht i përkushtuar në ndërtimin e Ballkanit Perëndimor të Shekullit 21, si rajon i stabilitetit dhe prosperitet për të gjithë qytetarët.

Zoran Zaev, kryeministër

“Këtu jemi që ta konfirmojmë unitetin, kohezionin dhe solidaritetin tone në përballjen me sfidat e ardhshme. I ndajmë vlerat e njëjta dhe qëndrojmë krah për krah në Aleancë, jemi të përkushtuar në sigurinë kolektive, jemi më të fuqishëm bashkë”.

Më tej, ai tha se janë aty për të konfirmuar unitetin, kohezionin dhe solidaritetin që kanë. Ndërsa shtoi se do të fokusohen në sfidat e ardhshme.

Zoran Zaev, kryeministër

“Fuqishëm besojmë se nevojitet që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë perspektivë të qartë euro-atlantike. Lënia e një vakumi në pjesën tonë të Evropës nuk është opsion. Ne kemi nevojë për procese të parashikueshme, të besueshme dhe të intensifikuara të integrimit në BE dhe NATO”.

Zaevi do të realizojë takim edhe me presidentin bullgar Rumen Radev, në të cilin do të flitet edhe për takimin e ardhshëm të rëndësishëm të ministrave të BE-së në të cilin duhet të merret vendim për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, gjegjësisht fillimin formal të bisedimeve të vendit me Unionin, që për momentin ende është i bllokuar nga Sofja. Zaev tha se pret që fqinji lindor, Bullgaria përfundimisht të japë mbështetje për konferencën e parë ndërqeveritare.

Zaevi, i cili e kryeson delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Samit, në përbërje të të cilit janë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dhe ministrja e Mbrojtje, Radmilla Shekerinska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments