BallinaLajmeRokas për non-pejperin e Francës dhe Gjermanisë: Ai nuk do të mundësojë...

Rokas për non-pejperin e Francës dhe Gjermanisë: Ai nuk do të mundësojë fillimin e negociatave, duhen ndryshimet Kushtetuese(video)

Mesazhi më i madh nga samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat është se procesi i zgjerimit të BE-së është i gjallë dhe urgjent, ndërsa vendet kandidate nuk duhet ta humbasin këtë mundësi. Një mesazh të tillë nga Shtipi e dërgoi ambasadori evropian Mihalis Rokas. Për non-pejperin gjermano-francez thotë se është një dokument që e shpjegon në detaje procesin e negociatave, cilat vende kur dhe si do t’i mbyllin kapitujt, por në vetvete nuk do të mundësojë që Maqedonia të fillojë të hapë klasterë.MIHALIS ROKAS – AMBASADOR I BE-së NË MAQEDONI
-Sipas meje, mënyra se si e shoh atë non-pejper, nuk jam ekspert për interpretimin e dokumenteve të tilla, është se duhet t’i miratoni ndryshimet kushtetuese, sepse kjo është korniza negociuese e miratuar në vitin 2022, dhe menjëherë do të shkohet në konferencën e dytë ndërqeveritare dhe të fillojmë negociatat. Atëherë jam i bindur se Maqedonia e Veriut do të mund të hapë dhe mbyllë kapituj shumë shpejt, në varësi të reformave që janë në zhvillim dhe që po zbatohen.”

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, euroambasadori nuk mund të parashikojë se kur do të ndodhin. Ai thotë se ky është vendim i Qeverisë dhe i partive politike, pasi ekziston një procedurë në Kuvend që duhet të respektohet.

MIHALIS ROKAS – AMBASADOR I BE-së NË MAQEDONI
-Sa i përket ndryshimeve kushtetuese nuk mund të parashikoj. Kjo është një vendim politik. Është e qartë se duhet të ndodhë në Kuvend, kërkon një procedurë të caktuar që duhet të përmbushet. Kur Qeveria dhe forcat politike të vendosin se është momenti i duhur për të bërë hapin e fundit dhe vendimtar, kjo do të jetë më mirë për gjithçka për të cilën folëm më parë.

Sa i përket reformave, ambasadori thotë se nuk ka dyshim se ka një përshpejtim të fortë në zbatimin e tyre, duke shtuar se ka pasur takim me kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, në të cilin ka marrë siguri se deri në fund të këtij muaji një pjesë e madhe e ligjeve reformuese do të kalojnë në procedurë parlamentare.

youtube.com/watch?v=J7zRzVn9CUs&source_ve_path=OTY3MTQ&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2F

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments