9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeRMV, Toshkovski paralajmëroi prezencë të rritur policore në Tetovë dhe Gostivar gjatë...

RMV, Toshkovski paralajmëroi prezencë të rritur policore në Tetovë dhe Gostivar gjatë zgjedhjeve

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë paralajmëroi prezencë të rritur policore në Tetovë dhe Gostivar gjatë mbajtjes së zgjedhjeve. Ai këtë e tha duke folur për vendimin qeveritar me të cilin nuk iu lejua ta ndërrojë shefin e SPB Tetovë.

“Qëndrim parimor i ministrit të Punëve të Brendshme është që të kërkojë të gjithë sektorët të jenë garantues i zgjedhjeve fer dhe demokratike. Unë nuk e kërkova vetëm SPB Tetovë, i kërkova edhe SPB Ohër, Manastir, Veles, Kumanovë dhe të gjithë të tjerët. Pyetja është se pse Qeveri solli një vendim të tillë, që vetëm SPB Tetovë të mos jetë e këtin procesi i zgjedhjeve fer dhe demokratike. Pse Qeveria vendosi ta shkelë Ligjin për Qeveri, ndërsa madje nuk dha kurrfarë sqarimi juridik”, tha Toshkovski.

Sipas Toshkovskit, në situatën kur Qeveria nuk do të lejojë ndryshim konkret të shefit nga ana e tij, dhe emërim të shefit plotësues nga ana e zëvendësministrit plotësues atëherë, siç thotë, nuk mund të ekzistojë dyshim se bëhet fjalë për ndonjë punë të dyshimtë.

“Pse kishte nevojë në periudhë që një muaj e gjysmë para emërimit tim këtu të vendoset shef i SPB Tetovë i cili ka qenë në pozitë më të lartë pune dhe vjen nga BSP-së dhe të emërohet pikërisht shef i SPB Tetovë. Madje këtij hapi të parë i pason hapi i dytë ku Qeveria do ta shkelë ligjin dhe të mos e ndërrojë”, shtoi Toshkovski.

Ministri potencoi se ndërkohë është takuar me shefin e SPB Tetovë dhe nga ai ka kërkuar të veprojë sipas ligjit dhe fokusim maksimal. Thotë se ka marrë garanci se SPB Tetovë nuk do të keqpërdoret në zgjedhje, por shtoi se do të ndërmerren masat plotësuese për garantim të procesit korrekt zgjedhor.

“Mekanizmat e mi janë, në kuadër të dispozitave të ligjit të cilët janë të orientuar drejt mundësimit të parakushteve adekuate, të bëjmë gjithçka që mundemi që të kemi zgjedhje koreekte dhe demokratike. Maksimalisht ta përforcojmë këtë pjesë atje me nëpunës policor, të kërkojmë mbështetje nga partnerët e tanë ndërkombëtar. OSBE/ODIHR shfaqën shqetësim të madh për këtë fakt, kjo pjesë do të përforcohet edhe me mbulimin e vëzhguesve nga ana e tyre”, tha Toshkovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments