9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBDI: Nesër në Tetovë nënshkruhet marrëveshja e koalicionit për Frontin Europian me...

BDI: Nesër në Tetovë nënshkruhet marrëveshja e koalicionit për Frontin Europian me PDSH-në dhe PDE-në

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Partia Demokratike Evropiane (PDE), nesër, e hënë, në ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet parlamentare.

Lajmi është bërë i ditur nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Nesër, e hënë, 25 mars 2024, me fillim në ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në qendër të Tetovës, mbahet konferencë për shtyp e z. Ali Ahmeti, me rastin e firmosjes së marrëveshjes së koalicionit me Partine Demokratike Shqiptare dhe Partinë Demokratike Europiane”, thonë nga BDI

Të njejtën e ka deklaruar dhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaҫi në “Debat Plus”, në Televizionin Klan Maqedoni.

Propozimi i Thaҫit për koalicion me BDI-në, PDE-në dhe LP-në për të krijuar “Frontin Evropian”, morri dritë jeshile edhe nga Kuvendi Qendror i PDSH-së mbrëmë, nga ku Thaҫi edhe njëherë e konfirmoi koalicionin duke thënë se në këtë “Front”, BDI-ja është partia kryesore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments