16 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeQytetarët nuk u besojnë ligjeve të cilat miratohen në Kuvend

Qytetarët nuk u besojnë ligjeve të cilat miratohen në Kuvend

Qytetarët nuk u besojnë ligjeve të cilat miratohen në Kuvend, sidomos këtyre të fundit për menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike. Qytetarët thonë se çdo ligj që politikanët vendosin ta miratojnë e bëjnë në interes të tyre dhe jo të qytetarëve.

“Nuk besoj asgjë në këtë, ata ligje i kanë vetëm për vete, i bëjnë ata që janë në Qeveri, në parlament, marrin më shumë para, i rregullojnë jetët e tyre, për njerëzit, për popullin këtu në Maqedoni askush nuk beson…”, tha një qytetar.

“Jo bash, për fat të keq, nuk ka parë deri më tani se diçka drastike është ndryshuar”, u shpreh një qytetare.

Ligjet që miratohen gjithsesi se kanë përfitime për qytetarët, por problemi është tek zbatimi që nuk zbatohet. Tek ata që i zbatojnë ligjet atje bllokohet diçka andaj shkon vështirë”, shtoi një tjetër qytetare.

“Mendoj se krejt rrena janë, rrena për tua mbyllur sytë njerëzve, politikë. Asgjë hiç nuk ka dobi veç Allahit”, u shpreh një qytetar..

“Nuk ka dobi për qytetarët për shkak se politikanët hyjnë në politikë dhe harrojnë të dalin, pasurohen, dhe sa më shumë pasurohen politikanët aq më shumë varfërohen qytetarët”, deklaroi një tjetër qytetar.
Më të dëshpëruar shprehen të rinjtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments