3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeEuropoli: Në një operacion në Ballkan janë arrestuar 382 trafikantë

Europoli: Në një operacion në Ballkan janë arrestuar 382 trafikantë

Nga Europol kanë njoftuar  se në kuadër të një operacioni ndërkombëtar në fund të muajit të kaluar në të cilin morën pjesë shërbimet policore të 28 vendeve, janë arrestuar 382 persona të dyshuar për trafik droge, njerëzish dhe armësh, të cilët vepronin kryesisht në Ballkan dhe në Evropën Juglindore.

EUROPOL

“159 nga të arrestuarit janë të dyshuar për trafik migrantësh, 112 për trafik droge, 38 për trafik armësh zjarri dhe 2 për trafik njerëzish.Janë regjistruar 2500 hyrje të paligjshme në territorin e Bashkimit Evropian dhe janë sekuestruar 106 armë zjarri. Gjithashtu u sekuestruan 304 kilogramë heroinë, 147 kilogramë kanabis dhe 1.3 kilogramë kokainë”.

Rruga ballkanike përmes së cilës mijëra mjete transporti hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian përdoret në mënyrë aktive për trafikim të paligjshëm të njerëzve, armëve të zjarrit dhe drogës drejt vendeve evropiane, theksojnë nga Europol.shenja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments