5.4 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmePunonjësit e NPK-së në Strugë kanë marrë vetëm 7 mijë denarë pagë

Punonjësit e NPK-së në Strugë kanë marrë vetëm 7 mijë denarë pagë

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale në Strugë kanë marrë vetëm 7000 denarë pagë për muajin mars, madje shumë më pak se  paga minimale prej 14.500 denarë. Drejtori, Ivan Kleçkaroski, thotë se kjo vjen për shkak të gjendjes së vështirë të ndërmarrjes nga zhvillimet me virusin korona dhe pagesën e dobët të faturave, e cila varion mes 18% dhe 22%.

emi arritur të mbledhim sa të paguajmë nga 7000 denarë për secilin punëtor për muajin mars dhe presim që pas fundjavës themeluesi të na ndihmojë të sigurojmë fonde për pjesën tjetër të pagës. Por për kostot e tjera siç janë karburanti, pjesët rezervë dhe shpenzimet e tjera që dalin nga puna e vazhdueshme, do të jemi në një deficit serioz”-tha Ivan Kleçkaroski ,drejtor i Ndërmarrjes Komunale Strugë.

Siç qëndrojnë tani punët, është e vështirë që punëtorët në ndërmarrjen komunale të Strugës të marrin pagë për muajin prill.

Thjesht po pyes veten. Edhe unë nuk e di se si do të dalim nga ky problem. Vështirë se do të mund të lëshojmë rroga për muajin prill ose do të jetë në formë të kufizuar. Nuk pres ndonjë lëvizje më të madhe nëse nuk hapen të gjitha subjektet ekonomike të cilave u kryejmë shërbime “-pohoi Ivan Kleçkaroski – drejtor i Ndërmarrjes Komunale Strugë.

Në Ohër, pagesa vetëm për dhjetë ditë, respektivisht nga 20 deri në 30 mars, është 30% më e ulët, por tani për tani atje nuk ka probleme me pagesën e pagave. Drejtori Grdanoski thotë se nëse ka nevojë, do të marrin kredi bankare.

Ende nuk e kam raportin për muajin prill, por në një bisedë me personat përgjegjës në qendrën e pagesës, pagesa e faturave do të zvogëlohet për rreth 40%. Për fat të mirë, ne si menaxhment kemi rezerva fondesh dhe tani për tani kemi sukses dhe po funksionojmë mirë. Mendoj se jemi në kondicion të mirë për të vazhduar me këtë ritëm edhe për dy muaj të tjerë.”-theksoi Ljupço Grdanoski, drejtor i NPK Ohër.

Grdanoski thotë se gjithçka do të varet nga pagesa e faturave nga qytetarët por në periudhën e ardhshme edhe nga kompanitë. Nga Struga thonë se kanë pritur të hynë në programin e Qeverisë, por për momentin nuk ka paralajmërime për një ndihmë të tillë. Ndërkohë rregullisht kryhen detyrat e punës siç është mbledhja e mbeturinave nga hapësirat publike ose kositja e barit dhe dezinfektimi i hapësirave dhe institucioneve publike. Në Ndërmarrjen Komunale të Strugës ka gjithsej 142 punëtorë të rregullt, për dallim nga Ndërmarrja Komunale e Ohrit ku të punësuar janë 292 persona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments