6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme“Programi 200” - Debat për plagjiaturat në Universitetin e Tetovës!(video)

“Programi 200” – Debat për plagjiaturat në Universitetin e Tetovës!(video)

Ish rektori i UT-së, Nexhbedin Beadini dhe ish dekani, Kastriot Haxhirexha u përplasën në emisionin 200 me akuza dhe kundër-akuza rreth plagjiaturave fakultetin e mjekësisë pranë UT-së.

Unë nuk kam se si të besoj një biolog bën punim shkencor për ademokracionomin e prostatës, pra biologi, që unë vetë nuk guxoj si një mjek ta bëj sepse nuk është në nderin tim që është një tumor shumë i rrallë i prostatës, që duhet të kesh me qindra dhe mijëra pacientë të operuar që të gjesh një karcinom të tillë të prostatës- deklaroi Kastriot Haxhirexha, Ish dekan në UT.

Më fal shumë, të respektoj, por të thuash që profesor Beadini vetëm pse është biolog nuk mund të bëjë punim shkencor të mjekësisë, kjo e zbeh shumë. (22:30-22:40) Jemi profesionalistë, punojmë 30 vjet, japim diagnozë, japim rezultat dhe të thotë profesori se profesori nuk është kompetent për të bë punime shkencore kjo është një absurd i madh.  Nga mos-përvoja, nga angazhimi që ka si doktor sepse është kirurg, unë e kuptoj kirurgun, hy në sallë 5 orë dhe kur del prej salle nuk e di vetveten si e ka- tha Nexhbedin Beadini, Profesor në UT.

Beadini tha se as ish dekani, as revista Veritas e as asnjë softuer privat nuk është kompetent për vlerësimin e origjinalitetit të punimeve shkencore, por autori i punimit i që pretendohet se është vjedhur. Paralajmëroi se do të merr përgjegjësi në rast se Inspektorati i Arsimit do të vërtetojë plagjiaturë.

 Barazojeni karrierën 30 vjecare dhe lagjiaturën e një punimi shkencor, nuk ka problem por që këtë nuk e themi tani, kur të prononcohen institucionet, do e nxjerrin të vërtetën, ne do ti themi faleminderit shumë popullit shqiptar që ju bëmë universitet- pohoi Nexhbedin Beadini, Profesor në UT.

Haxhirexha tha se plagjiatura që ka bërë Beadini dhe disa profesorë të tjerë mund të konstatohen nga të gjithë qytetarët, përmes cilit do softuer në internet.

 Unë nuk i besoj revistës Veritas, unë iu besoj fakteve që ata i kanë nxjerrë dhe ju thash edhe më parë, asnjëri nuk ka për obligim të më besojë mua. Gjithsecili le ta fus punimin në softuer për plagjiaturë dhe do të rezultojë e vërteta- tha Kastriot Haxhirexha, Ish dekan në UT.

Ditë më parë, revista Veritas publikoi skandalin me 7 profesorë të Fakultetit të Mjekësisë të cilët kanë bërë plagjiaturë me punimet e tyre shkencore. Ish dekani, Haxhirexha dorëzoi parashtresë në Inspektorat, mbi të cilën Inspektorati të hënën filloi inspektimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments