10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeQeveria nuk ka debatuar për masa të reja, ngelet ora policore aktuale

Qeveria nuk ka debatuar për masa të reja, ngelet ora policore aktuale

Qeveria në seancën e djeshme, nuk diskutoi për masat e reja për përballje me përhapjen e Kovid-19, duke e pasur parasysh valën e re të tretë dhe rritjen e numrit të infektuarve.

Zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski në konferencë për shtyp duke u përgjigjur një pyetje të gazetarëve tha se nëse ka propozime të reja nga Komisioni, Qeveria do t’i shqyrtojë dhe se opinion do të informohet për vendimet.

Arsovski përsëriti se të hënën u propozua ora policore deri më 6 prill, se ndiqet situata epidemiologjike dhe se ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se nuk përjashtohet shtrëngimi i masave, si dhe se nuk ka mungesë të kapaciteteve spitalore.

Lidhur me mosrespektimin e masave për mbrojtje nga Kovid-19 nga ana e funksionarëve, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, zëdhënësi bëri thirrje që masat të respektohen, duke theksuar se askush nuk është mbi drejtësinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments