18.9 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeProgram solemn me rastin e 71-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të...

Program solemn me rastin e 71-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës ?!

lajmi interaktiv

E çuditëshme por realitet kur është në pyetje pushteti në RMV.Skopsko i sve e mozhno Dallimi ,shteti i popullit ndërsa pushtetin e ushtrojnë pushtetarët politik fitues nga zgjedhjet . Përvjetoret jashtë atij shteti festues si zakonisht festohen në vite jubilare viti i parë ,5 vjetori , 10 vjetori,15 vjetori,20 vjetori etj .Përveç në shtetet totalitare dhe autokrate shtete mike të festuesit.Kina mund ta festojë për çdo vit ,sepse është festë e Kinës …Por shumë anakronike dhe jashtë kontestit duket kur shteti mikpritës për perfaqsuesin zyrtarë të KINËS ,Republika e Maqdonisë Veriore vihet në organizim me Sevisin Publik të infformimit MTV :Ambasada e Kinës në RMV mund ta festoje brenda territorit të ambasadës sa të doje me koktele,me festime..por edhe jashtë …me leje paraprake të RMV -së …por kur shteti mikpritës Republika e Maqedonisë Veriore vihet në organizim është pak anakronike për 71 vjetorin (hajde për 75 vjetorin si vite jubilare edhe kuptohet ) dhe i vë në funksion Servisin publik të informimit MTV, duhet të mendoj se Servisi publik është i qytetarëve jo i pushtetarëve dhe se ka shtetas që nuk pajtohen që Kina të jetë shumë e pranishme në jetën biznesore në RMV se pastaj bëhemi edhe vasal politik përveç atij ekonomik.Mbase pushteti aktual i laritet Kinës edhe pse SHBA reagoi nëpërmes Ambasadores Burns këtyre ditëve për porositë që dolën gjatë takimit të ZVK i parë Artan Grubit me ambasadorin kinez në RMV posaçërisht për 5G.Nuk jemi kundër festave por festimi i 71 vjetori të krijimit të shtetit kinez përmes MTV -servis publik duket si vit për tia shafqur dashurinë Kinës .Do ishte mirë pasi Servisi Publik RMV i është vë në shërbim ambasadës së Kinës të jepë edhe një dokumentar për Liritë dhe të drejtat qytetare -fetare-dhe nacionale të popujve jo kinezë në Kinë …Pra pse tash kur Amerika ( USA) ka bërë qartë dhe Maqedonia si Antare e NATO-s e që e tha edhe kryetari i shtetit Stevo Pendarovski do shkojë sipas rregullave të NATO-s…po luan zyrtarisht ndryshe…dikush ndërmjet rreshtave me këmbëngulje na bind dhe dërgon porosi se KINA është prezente këtu…

————————————————————–

lajmi aktiv që qarkullon

linku https://zhurnal.mk/program-solemn-me-rastin-e-71-vjetorit-te-themelimit-te-republikes-popullore-te-kines/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=program-solemn-me-rastin-e-71-vjetorit-te-themelimit-te-republikes-popullore-te-kines

Shkup, 30 shtator – Zhurnal.mk – Me rastin e 71-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, Ambasada kineze në vendin tonë përgatiti program solemn për shënimin e festës.

Prej 27 deri më 30 shtator, ambasada kineze organizon “Kuiz për Kinën” në faqen e vet në Fejsbuk (https://www.facebook.com/chinaembassynmk/).

Sot, me fillim në orën 17:45 në RTVM1, do të emetohet filmi dokumentar “China from above – 1”.

Më 1 tetor, në orën 19:30 në RTVM1 do të ketë intervistë të ambasadorit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Xhang Xuo. Të premten, prej orës 07:00 deri në orën 24:00, në ekran të madh në shesh do të emetohen filma dokumentar për Kinën. Ditën e njejtë, në RTVM1 me fillim prej orës 17:45 do të emetohet filmi dokumentar “China from above – 2”.//Zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments