12.4 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmePrej sot taksat janë ulur për tetë herë! Qytetarët hiqnin dorë nga...

Prej sot taksat janë ulur për tetë herë! Qytetarët hiqnin dorë nga paditë penale për shkak të taksave të larta

Qytetarët për shkak të taksave të larta shpeshherë hiqnin dorë që të dorëzonin padi penale. Për t’i inkurajuar qytetarët, Ministria e drejtësisë i uli taksat gjyqësore për tetë herë. Nëse në të kaluarën ato arrinin vlerë deri në 48 mijë denarë, tani nuk do të kushtojnë më shumti deri 6 mijë denarë. Shpenzimet për taksat gjyqësore në procedurë të shkallës së parë do të lëvizin prej 480 deri në 6 mijë denarë, varësisht nga vlera e kontestit.

 “Për shembull, nëse bëhet fjalë për borxh prej 15 mijë eurove, ose 93 mijë denarëve, filloni proces gjyqësor në gjykatën civile. Taksa gjyqësore është 2% nga vlera e kontestit. Sipas taksës së vjetër duhej të paguanit 18.600 denarë për taksë gjyqësore. Sipas taksës së re do të paguani vetëm 6 mijë denarë”, tha Bojan Mariçiq – Ministër i Drejtësisë.

Avokati Janaki Mitrovski tha se taksat gjyqësore aspak nuk duhej të paguheshin për shkak se qytetarët në çdo moment duhet të kenë qasje për ta kërkuar drejtësinë.

 “Nëse më pyesni mua, taksat gjyqësore aspak nuk duhet të paguhen për shkak se qytetarët në shumë mënyra dhe me pagimin e  shpenzimeve të ndryshme dhe taksave e mbushin buxhetin prej të cilit pastaj transferohen para në buxhetin gjyqësor, vendimi patjetër është për të përshëndetur, ndërsa nëse më pyesni mua aspak nuk duhet të paguhen taksat. Taksat gjyqësore nuk duhet të jetë pengesë për qytetarët që të kenë qasje deri në gjykatë”, theksoi Janaki Mitrovski – avokat.Qytetarët shpeshherë heqin dorë për të kërkuar drejtësi nëpër gjykatat për shkak të taksave të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments