3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Bujqësisë Arijanit Hoxha: Në Likovë do të hapet njësia rajonale...

Ministri i Bujqësisë Arijanit Hoxha: Në Likovë do të hapet njësia rajonale për bujqësi

Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Arjanit Hoxha së bashku me kryetarin e komunës Likovës, Erkan Arifi si dhe kryetarin e shoqatës së fermerëve Agrokultura Likovë – Menduh Nuhija, kanë realizuar takim me bujqit dhe blegëtorët e rrethit të Likovës. Ministri Hoxha ka deklaruar se projekti për “Pendën e Sllupçanit” është votuar në qeveri dhe se shumë shpejt pritet të nisin investimet. Më tej Hoxha ka pohuar se shumë shpejt në këtë komunë do të hapet edhe njëssia rajonale.

“Së pari informuam nga afër qytetarët për disa nga pikat ku ne jemi të fokusuar dhe jemi në proces të rrumbullaksimit, siç është Penda e Sllupçanit, hapja e njësisë rajonale në Likovë, stimulimin dhe benefitet për hapje të bizneseve bujqësore me qëllim që të ndalojmë ikjen e rinisë, interesimin për hapjen e pikës grumbulluese dhe gjithashtu i informuam bujqit edhe për zgjidhjen e problemit me subvencionet e qumshtit që nuk u janë paguar për vitin 2018 dhe 2019”, ka shkruar ministri Hoxha në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments