13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmePendarovski uron ditën e gazetarëve: Roli i mediave është i rëndësishëm në...

Pendarovski uron ditën e gazetarëve: Roli i mediave është i rëndësishëm në kohë të krizave dhe konflikteve

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka dërguar urata për gazetarët dhe punonjësit mediatik në vendin tonë, në shënimin e 3 majit, ditës ndërkombëtare të lirisë së mediave
Ai shprehet se në këtë kohë pandemie, derisa shumica e qytetarëve janë të mbyllur në shtëpi dhe të mbrojtur, punonjësit mediatik çdo ditë janë të angazhuar me qëllim të sigurojnë informata të sakta dhe të shpejta.
“Rëndësia e rolit të gazetarëve dhe punonjësve mediatik është veçanërisht e madhe në kohë të paqartësisë, krizës apo konflikteve. Në këtë pandemi nga korona virusi, kur një pjesë më e madhe e qytetarëve janë të mbrojtur në shtëpitë e tyre, gazetarët dhe punonjësit mediatik çdo ditë janë të angazhuar me qëllim për të siguruar informata të sakta dhe të shpejta. Paralelisht me pandeminë e virusit po na ndodhë edhe pandemi me lajme të rreme, për këtë shkak në këto rrethana të jashtëzakonshme me rëndësi kruciale është profesionaliteti i tyre dhe objektiviteti”, shkruan Pendarovski.
Ai shton se për t’u zhvilluar gazetaria profesionale dhe e pavarur, nevojitet të sigurohet kushte më të mira për punë, që të avansohen të drejtat sindikale, të rritet siguria dhe mbrojtja e gazetarëve dhe të lirohen nga varësia ekonomike dhe ndikimeve politike, ndërsa insitucionet të jenë transparente.kanal 5

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments