7.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaBashkohen liderët evropianë, do mbledhin mbi 7 miliardë euro për të luftuar...

Bashkohen liderët evropianë, do mbledhin mbi 7 miliardë euro për të luftuar pandeminë

Liderët evropianë janë impenjuar për mbledhjen e miliarda eurove për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine dhe mjekime për Covid-19, si pjesë e një aleance ndërkombëtare që lufton sëmundjen.
Një konferencë e tyre në internet do të mbahet të hënën dhe do të synojë të mbledhë 7.5 miliardë euro fonde për të mbështetur reagimin global ndaj pandemisë koronavirus.
Drejtuesit e Francës , Gjermanisë , Italisë dhe Norvegjisë dhe zyrtarë të lartë të BE thanë se shpërthimi ‘kishte shkaktuar shkatërrim dhe dhimbje në të gjitha cepat e botës’.
Ata thanë që përgjigja ndaj ‘stidës globale’ është ‘bashkimi i mendjeve më të mira në botë dhe më të përgatitur për të gjetur vaksinat, trajtimet dhe terapitë që na duhen për ta bërë botën tonë përsëri të shëndetshme’.
Udhëheqësit thanë se kriza e koronavirusit ishte “një moment përcaktues për bashkësinë globale”.
“Të udhëhequr nga qëllimet e zhvillimit ne mund të tregojmë fuqinë e bashkëpunimit global, për t’u siguruar që askush nuk ka mbetur pas”.
‘Kjo është bota kundër Covid-19. Dhe së bashku do të fitojmë’.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments