6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeO.K.H “Merhamet” në përkrahje të nevojtarëve gjatë periudhës së virusit Covid-19

O.K.H “Merhamet” në përkrahje të nevojtarëve gjatë periudhës së virusit Covid-19

Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet”, për shkak të gjendjes së krijuar në vend me pandeminë e virusit Covid-19 si dhe krizën ekonomike që ka kapluar vendin, ka shfrytëzuar mundësinë për aktivitete humanitare duke dhuruar ndihma për personat me nevojë, të prekur nga kjo gjendje.

“Këtë fushatën të dhurimit të ndihmave përmes shpërndarjes së kontingjentit të I-rë të ndihmave e filluam këtu në Klinikën e Shkupit me të prekurit nga epidemia. Duke marrë parasysh se një pjesë e madhe e tyre janë nga Dibra dhe qytetet tjera dhe familjarët e tyre janë të izoluar në shtëpitë e tyre dhe nuk mund t’u vijnë në ndihmë familjarëve të tyre, ne me këtë aktivitet në u ofrojmë atyre gjërat e nevojshme, si; pajisje sanitare, ujë për pije, dezinfektues”, thonë nga Merhamet.

Nga kjo organizatë humanitare paralajmërojnë se aktivitetet e këtilla do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim, tek të gjithë nevojtarët si dhe familjet që janë të izoluara në shtëpitë e tyre, si dhe bëjnë apel tek të gjithë afaristët dhe bamirësit që t’i bashkangjiten këtij aksioni humanitar.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments