6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeShtëpia Botuese ‘Logos-A’ dhuron libra falas online në kohën e pandemisë

Shtëpia Botuese ‘Logos-A’ dhuron libra falas online në kohën e pandemisë

Në kohën kur pandemia e virusit Covid-19 ka kapluar globin dhe kur gjithë bota shfaq solidarizimin e vet, Këshilli Botues i SHB “Logos-A” ka vendosur që këtë gjendje të rënduar ta zbusë duke mundësuar libra online për lexuesit që janë të detyruar të rrinë në shtëpi ose të izolohen për shkak të pandemisë.

Përmes një njoftimi në Facebook, “Logos-A’, bën të ditur se vendimi i Këshillit Botues është që nga sot çdo javë të lëshojë online nga 10 libra të fushave të ndryshme, për mosha të ndryshme dhe për përgatitje të ndryshme intelektuale e profesionale.

“Në këtë mënyrë, përveç si dhurues i librit në format të shtypur përgjatë viteve të kaluara, tash e tutje Logos-A do ta ketë edhe identitetin e dhuruesit të librit online. Kështu, në këto ditë kur nga njerëzit e gjithë botës kërkohet të rrinë në shtëpi, Logos-A ka marrë rolin që t’u ndihmojë atyre, duke ua lehtësuar qëndrimin në shtëpi nën shoqërimin e librave të Logosit. Kryefjala e kësaj fushate është ‘Rri në shtëpi e Lexo!’”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë Botuese nga Shkupi, “Logos-A”.
Këtu mund t’ i gjeni librat online: https://logos-a.com/online/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments