7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeNë bisedën telefonike Palmer-Mickoskin e trimëroi të bashkëpunoje për zgjidhjen e ngërçit...

Në bisedën telefonike Palmer-Mickoskin e trimëroi të bashkëpunoje për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë dhe për sukses të regjistrimit

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit të SH.B.A. Matthew Palmer bisedoi sot në telefon me udhëheqësin e VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski për të theksuar nevojën për një opozitë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse, tha Ambasada e SH.B.A. në Shkup.

Palmer inkurajoi Mickoski të bashkëpunojë me të tjerët në adresimin e sfidave me të cilat përballet vendi, duke përfshirë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë dhe sigurimin e një regjistrimi të suksesshëm, i cili është një mjet i rëndësishëm statistikor për qeverisje më të mirë, shtoi ambasada.

Biseda Palmer-Mickoski zhvillohet tre ditë para takimit Zaev-Mickoski, i cili është planifikuar të hënën, me kërkesë të udhëheqësit të VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, tha se Mickoski dhe Palmer diskutuan zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore në vend, si dhe përmbushjen e përparësive strategjike.

Partia thotë se Presidenti Mickoski theksoi nevojën për të respektuar parimet e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, si dhe nevojën për reforma që do të nënkuptojnë një luftë vendimtare kundër krimit dhe korrupsionit.

“Në bisedë, Mickoski theksoi se nevojiten zgjidhje cilësore për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, si dhe një marrëveshje përfundimtare me fqinjin lindor, i cili nuk do të përfshijë asnjë koncesion kombëtar dhe identiteti, dhe fqinji ynë lindor do të mbështesë mbajtjen e një konference ndërqeveritare “pa kushte shtesë dhe çështjet dypalëshe të zgjidhen jashtë procesit të integrimit të Maqedonisë në BE,” tha partia në një deklaratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments