17.7 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaEkonomiMundësi punësimi në këtë ndërmarrje publike

Mundësi punësimi në këtë ndërmarrje publike

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore informon se Bechtel dhe Enka, konsorciumi që po ndërton Korridorin 8 dhe Korridorin 10d, do të organizojnë këtë javë “Panairin e Punësimit”.

Në Panair, të gjithë të interesuarit për të punuar në Bechtel dhe Enka do të mund të njihen me mundësitë e gjera të punësimit të cilat i ofron konsorciumi gjatë ndërtimit të segmenteve të autostradave të korridoreve në vendin tonë në pothuajse pesë vitet e ardhshme.

Prezantimi i mundësive për punësim, ashtu siç kanë paralajmëruar nga kompania, do të mbahet të mërkurën, më 16 gusht, me fillim në orën 16:00, në zyrat e Agjencisë për Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gostivar. Panaire të tilla do të organizohen edhe në qytete të tjera të vendit.

Ndërtimi i Korridorit 8 dhe Korridorit 10d janë të një rëndësie të jashtëzakonshme infrastrukturore për vendin tonë, sepse me nënshkrimin e Kontratës për Ndërtimin dhe realizimin e tyre, përfundon lidhja e korridorit të autostradës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me Evropën dhe Rajonin, si pjesë e rrjetit të këtyre rrugëve të rëndësishme rrugore evropiane.

Po ndërtojmë për gjeneratat e ardhshëm, për infrastrukturë rrugore më të mirë dhe evropiane, për lidhje cilësore me fqinjët tanë dhe me Evropën, për rrjedhje më të shpejtë dhe më të sigurt të njerëzve dhe mallrave, për zhvillimin e ekonomisë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments