17.1 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeMPB: PASAPORTA KA, TOLLOVITË ISHIN TË PËRKOHSHME!

MPB: PASAPORTA KA, TOLLOVITË ISHIN TË PËRKOHSHME!

Ministria e Punëve të Brendshme i ka mohuar informacionet në lidhje për mungesat e pasaportave. Nga kjo ministri thonë se këto informacione janë gënjeshtra. “Ka numër të mjaftueshëm të pasaportave dhe po u përgjigjemi kërkesave të qytetarëve. Është e pavërtetë e plotë se nuk ka pasaporta, gënjeshtër të cilën kohën e fundit e shpërndajnë partitë politike opozitare dhe një pjesë e portaleve”, thonë nga MPB.

Në lidhje më fotografitë të cilat kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku shihej fluks i madh i qytetarevë duke pritur radhë, nga MPB shtojnë se kjo ka ndodhur vetëm për një periudhë të caktuar.

Ndryshe sot opozita shqiptare kërkoi përgjegjësi nga Ministria e Punëve të Brendshme për pritjet e gjata të qytetarëve për pajisje me pasaporta. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments