3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi: Lufta me korrupsionin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve...

Zaevi: Lufta me korrupsionin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve do t’i arrijmë me digjitalizimin e proceseve

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetari I Qeverisë I angazhuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski, sot morën pjesë në takimin e rregullt të grupit të punës për përgatitje të ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve për shkak të digjitalizimit të proceseve.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, u potencua se sa është I rëndësishëm procesi I digjitalizimit për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, si dhe për çrrënjosjen e korrupsionit. Plotësisht, u cek edhe roli I përfaqësuesve të institucioneve të cilët janë pjesë e grupit të punës, për realizimin e qëllimeve të projektuara të cilat janë pjesë e programit qeveritar.

Siç nënvizoi kryeministri Zaev, digjitalizimi I proceseve në administrate, posaçërisht në pjesën e ofrimit të shërbimeve, është diçka që filloi para një periudhe të caktuar dhe do të vazhdojë me digjitalizim të plotë dhe zëvendësim të dokumenteve të shtypura me ato elektronike.

“Digjitalizimi është process të cilin e filluam dhe për të cilin thamë se është prioritet I Qeverisë. Duhet të jetë prioritet për të gjithë ministrant, drejtorët, kryetarët e komunave. Për të gjithë ne që morëm besimin e qytetarëve. Ky process duhet të zhvillohet bashkarisht dhe në mënyrë të koordinuar. Në Programin për punë të Qeverisë kemi caktuar masa dhe aktivitete për jetë më të mirë për qytetarët., Digjitalizimi dhe inovacionet janë reforma kryesore e administratës publike bashkëkohore dhe evropiane, duke u ndihmuar qytetarëve dhe komunitetit afarist të marrin më shumë nga teknologjitë digjitale. Këtë e kemi të shkruar në Programin për punë të Qeverisë dhe kemi dhënë fjalën se administrate publike duhet të sigurojë shërbime digjitale, si opsion I patjetërsueshëm”, theksoi Zaevi.

Zëvendëskryeministri Nikollovski, foli për luftën kundër korrupsionit dhe rolin që e ka digjitalizimi në atë proces.

“Procesi I digjitalizimit është një nga komponentët kyç në Planin për luftë kundër korrupsionitl si një nga mekanizmat për parandalim të korrupsionit, Është e qartë se me minimizimin apo eliminimin e plotë të faktorit njeri, ulet edhe rreziku nga korrupsioni dhe tentimet për anim drejt veprimeve korruptuese, e kjo u pa edhe nga propozimet të cilat na u parashtruan nga sektori joqeveritar. Kështu që, masa nr.3 nga Plani për luftë kundër korrupsionit ka të bëjë me harmonizimin e legjislaturës në fushën e digjitalizimit si mekanizëm për luftë kundër korrupsionit. Fillimisht, aktiviteti I këtillë është I domosdoshëm për shkak të tejkalimit të dobësive të konstatuara sistematike, por edhe në drejtim të krijimit të procesit të vetëm të automatizuar të lëshimit të akteve që do të thotë edhe kohë më e shkurtë e pritjes së dokumenteve, apo në përgjithësi të përjashtohet nevoja për “shkuarje nga sporteli në sportel’”, tha Nikollovski.

Në takim foli edhe koordinuesja e grupit të punës, Ana Malceva-Marinkoviq, e cila I ceki aktivitetet kryesore të cilat janë në rrjedhë, dhe afatet të cilat duhet të ruhen me qëllim të realizimit me kohë të qëllimeve të parapara.

Anëtarët e grupit të punës, e përshëndetën procesin, mbështetjen që e marrin nga niveli më I lartë, si konfirmim për rëndësinë e procesit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments