3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeDasmat në të mbyllur, anëtarët e Komisionit për sëmundje ngjitëse s’arrijnë të...

Dasmat në të mbyllur, anëtarët e Komisionit për sëmundje ngjitëse s’arrijnë të merren vesh!

Të mbahen ose jo dasmat në ambiente të mbyllura, është bërë mollë sherri mes epidemiologëve në Komisionin për sëmundje ngjitëse.

Nuk ka një qëndrim të përbashkët, pasi disa nga anëtarët e KSN-së thonë se duhet të mbahen dasmat edhe në të mbyllur, por duke u respektuar disa masa, ndërkaq të tjerët janë kategorik: Dasmat këtë verë të mbahen vetëm në të hapur.

Për këtë, do të diskutohet sërish në Komision, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Ne kemi biseduar edhe javën e kaluar. Bëhet fjalë për një presion të madh që e bëjnë njerëzit që duan të organizojnë dasma pas një periudhe të gjatë që nuk kishe fare ceremoni. Ka mendime të ndryshme mes epidemiologëve, së paku në mbledhjen e fundit të Komisionit për sëmundje ngjitëse. Sot dhe nesër sërish do të ketë mbledhje dhe do t’i shqyrtojmë ato kërkesa. Një pjesë e epidemiologëve thonë se mundet, por duke u përmbajtur në disa protokolle, si kufizimi i njerëzve apo të ketë pjesë të hapura në atë objekt. Të tjerët, konsiderojnë se nuk nuk duhet dhe se gjatë verës duhet të jetë gjithçka në të hapur”, tha Filipçe.

Tha se gjithçka do të mësohet nga diskutimet në mbledhjet e radhës të KSN-së, por ajo do të bazohet në situatën epidemiologjike me Covid-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments