BallinaLajmeSekretari amerikan i Shtetit,Marco Rubio, uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Partneriteti...

Sekretari amerikan i Shtetit,Marco Rubio, uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Partneriteti ynë strategjik i bën qytetarët më të sigurt dhe më të begatë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë urimet e tij për popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Në mesazhin e tij, Rubio vlerëson marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se partneriteti mes dy vendeve mbështetet te siguria kolektive, prosperiteti ekonomik dhe lidhjet mes qytetarëve.

Ai shprehet se Uashingtoni mirëpret thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë në çështjet kryesore të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

Rubio ndalet gjithashtu te partneriteti strategjik mes dy vendeve, duke nënvizuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta kundër grupeve kriminale transnacionale, karteleve të trafikut të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Një tjetër fushë e rëndësishme e bashkëpunimit, sipas tij, është siguria kibernetike, ndërsa vlerëson përpjekjet e përbashkëta për t’iu përgjigjur kërcënimeve në këtë drejtim dhe rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë.

Në përfundim të mesazhit, sekretari amerikan i Shtetit shpreh gatishmërinë e SHBA-së për të thelluar më tej të gjitha aspektet e marrëdhënies me Shqipërinë.

MESAZHI I PLOTË I MARCO RUBIOS:

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet midis njerëzve. Ne mirëpresim thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështje kyçe të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, duke përfshirë edhe përpjekjet e përbashkëta për t’u përballur me kërcënimet që paraqesin grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me to. Ne gjithashtu i vlerësojmë përpjekjet tona të përbashkëta për t’iu përgjigjur kërcënimeve kibernetike, ndërsa Shqipëria rrit aftësitë e saj të sigurisë kibernetike.

Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, mezi presim të thellojmë të gjitha aspektet e marrëdhënies sonë të dobishme reciprokisht.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments