BallinaLajmeRokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon...

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

Euroambasadori Mihalis Rokas paralajmëroi se gjatë negociatave për anëtarësim në BE, një shtet anëtar mund të krijojë pengesa të paparashikuara, duke përmendur rastin e mosmarrëveshjeve mes Kroacisë dhe Malit të Zi.Rokas, në një intervistë për „360 Gradë“ në MRT1, tha se synimi i BE-së është që, menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, të mbahen dy konferenca ndërqeveritare në të njëjtën ditë. Me të parën do të përmbyllej hapja e negociatave, ndërsa me të dytën do të hapej klasteri „Themelet“.

Para hapjes së klasterit duhet të përfundojnë tre dokumente: udhërrëfyesi për reformën e administratës publike, ai për sundimin e ligjit dhe Plani i Veprimit për pakicat. Sipas Rokas, puna për këto dokumente është në fazë të avancuar.

Mickoski: Fillimisht të dakordohemi për Planin e Veprimit

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi në Bruksel se edhe nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, mbetet pengesë Plani i Veprimit për pakicat, për të cilin, sipas tij, nuk ka pajtim vetëm nga një shtet anëtar i BE-së.

„Ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Fillimisht duhet të diskutojmë për Planin e Veprimit. 26 shtete anëtare nuk kanë kundërshtime, vetëm një është kundër. Ta dakordojmë këtë çështje dhe pastaj të shohim nëse ka hapësirë për të diskutuar për çështje të tjera“, deklaroi Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments