LSDM: Tërë Evropa po tronditet nga koronavirusi, Mickoski tenton të fitojë pikë të lira politike

105

“Në kohën kur vala e vjeshtës e pandemisë me koronavirus po e trondit tërë Evropën dhe të gjitha përpjekjet janë të orientuara ndaj mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, vetëm Hristijan Mickoski gëzohet dhe tenton të fitojë pikë të lira politike për ta shpëtuar karrigen në pallatin e bardhë.

Derisa aktron shqetësim për situatën me koronavirusin, Mickoski e maltreton anëtarësimin e tij me të ashtuquajtura protesta duke e rrezikuar shëndetit e tij dhe atë publik.

Në vend që të organizojë “protesta”, në të cilat vetë nuk shfaqet, Mickoski duhet ta mbajë premtin parazgjedhor dhe të japë dorëheqje sepse as nuk fitoi në zgjedhje, as nuk formoi Qeveri.” – shprehen nga LSDM.

Qytetarët e dinë se LSDM-ja dhe Qeveria që e kryeosn, qëndron në anën e tyre dhe ndihmon kur është më vështirë dhe prandnaj Mickoskit i dhanë karton të kuq në tre cikle të njëpasnjëshme, prandaj VMRO-DPMNE-ja është në opozitë dhe edhe gjatë do të qëndrojë aty