10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajme“Shqipëria, peng i grupit kriminal”/ Meta: Zero shanse që të izolojnë Presidentin

“Shqipëria, peng i grupit kriminal”/ Meta: Zero shanse që të izolojnë Presidentin

Ilir Meta ka vijuar me tone të ashpra sërish në drejtim të qeverisë. Në një dalje për mediat, kreu i shtetit ka lëshuar akuza të forta, kur është pyetur mbi deklaratat e deputetëve socialistë drejtuar kryeprokurorit, se Presidenti duhet të izolohet.

“Tu bëjnë thirrje të gjithë prokurorëve kudo ku janë në botë edhe gjithë policive kudo në botë. Presidenti këtu është, gjithë kohën, edhe të shohim se kush do të izolojë presidentin. Zero shans! Qëllimi i vërtetë është për të fshehur izolimin që ky grup i strukturtar krimianl që ka uzurpuar PS, Kuvendi njëpartiak ka dhe qëllimi kryesor është izolimi i Shqipërisë nga Evropa. Kthimi i Shqipërisë në kohë më të errëta. U bëj thirrje kudo që janë në botë, policive, presidenti është këtu dhe të shohim se kush do të izolojë presidentin. Zero shanc që të ndodhë kjo. E vërteta është që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal i cili ka si synim kryesor izolimin e Shqipërisë.”

Duke u kthyer tek marrëveshja e 5 qershorit, Meta është shprehur se do të bëhet gjithçka që ajo marrëveshje të respektohet, duke paralajmëruar mazhorancën. Kreu i shtetit i drejtoi dhe një mesazh atyre qe i cilësoi si armiqtë e Shqipërisë.

“Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt, është detyrë e parë e presidentit të Republikës. Në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm qytetari i parë i Republikës, por dhe kreu i Forcave të Armatosura, është ushtari i parë i i Republikës. Këtë duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë e çdo politikani, por mund të vijë dhe për çdo qytetar. Ta dinë të gjithë dhe Armiqtë e Shqipërisë do i marrin përgjigjen shumë shpejt, atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu, për të na bërë një vend gaz i botës.”

Dhe e mbylli konferencën me një mesazh pas pyetjes për rolin e liderit të PD.

“Atij zotërisë i them; përpiqu të bësh aq sa bëri Alija Izetbegović kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që; “jam peng” e vazhdo punën tende. Këtë popull nuk e merr më askush peng, në këtë qiell e në këtë tokë.”

Më vonë, zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, deklaroi se ky mesazh i adresohej kryeministrit Edi Rama dhe jo liderit të opozitës Lulzim Basha.“Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë! Kjo është e qartë!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments