Një student, i pranishëm në protestën përpara ministrisë së Arsimit, komentoi paketën e re ligjore të propozuar nga kryeministri Edi Rama për dhunën në protesta, duke e cilësuar si një akt frike nga ana e tij.Në një prononcim për Neës24, studenti deklaroi se kryeministri po mendon vetëm për karrigen e tij dhe se nuk mund të ketë dialog me të për sa kohë e ardhmja e këtij vendi, rinia, i ka dalë kundër dhe ai po e dhunon.
“Ne e shohim si akt frike. Kur një person e ndjen veten të detyruar që të ndryshojë ligje për të mbrojtur veten, karrigen dhe pushtetin e tij. Mendoj se është më e rëndësishme e ardhmja e Shqipërisë sesa një karrige.
Ai po e rreh, dhunon dhe godet me plumba të ardhmen e këtij vendi. Nuk mund të ketë më vend për dialog me një kryeministër që rreh të ardhmen e këtij vendi dhe i ka dalë e ardhmja e këtij vendi kundër.”, tha studenti.
