18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeLordi Robertson deri te Mickoski: Jam i sigurt se do ta udhëhiqni...

Lordi Robertson deri te Mickoski: Jam i sigurt se do ta udhëhiqni VMRO-DPMNE-në me qëllim të përbashkët kombëtar

Kur e krijuam Grupin e Ohrit për të ndihmuar Maqedoninë të bëhej Maqedoni e Veriut dhe të krijonim mundësi që vendi të bëhet anëtar i NATO-së dhe përfundimisht anëtar i BE-së, ne thamë, siç ju thashë kur u takuam në Shkup në shtator të vitit 2018, që ne ekzistuam për të ndihmuar të gjithë vendin, jo vetëm qeverinë aktuale. 30 mars 2020

Deri tek z.Hristijan Mickoski

Nga Lordi Robertson prej Port Ellen I nderuar z. Mickoski

Kur e krijuam Grupin e Ohrit për të ndihmuar Maqedoninë të bëhej Maqedoni e Veriut dhe të krijonim mundësi që vendi të bëhet anëtar i NATO-së dhe përfundimisht anëtar i BE-së, ne thamë, siç ju thashë kur u takuam në Shkup në shtator të vitit 2018, që ne ekzistuam për të ndihmuar të gjithë vendin, jo vetëm qeverinë aktuale.

Do të doja të përsërisja atë mesazh dhe njëkohësisht tju përgëzoja, si lider i palës së dytë në Maqedoninë e Veriut në përmbushjen e ambicieve që kishte presidenti juaj i ndjerë Boris Trajkovski.

Presidenti Trajkovski ishte sigurisht anëtar i VMRO-DPMNE dhe e mbaj mend mirë ëndrrën e tij që vendi të hyjë në rrjedhat evropiane me anëtarësimin e plotë në Aleancën Veriatlantike dhe Bashkimin Evropian. Ai sot do të ishte shumë krenar.

Tani që vendi juaj është bërë anëtar i plotfuqishëm i NATO-s dhe sapo ka filluar procesin e anëtarësimit në BE, ëndrrat e këtij anëtari të shquar të partisë suaj u bë realitet. Prandaj, shpresoj se tani do të shpallni suksesin e këtij proces dhe ta pranoni me entuziazëm atë në zgjedhjet e ardhshme. Vendi juaj ka filluar kurs të ri dhe historik. Me rëndësi thelbësore është që të gjithë në Maqedoninë e Veriut të ballafaqohen me sfidat përpara dhe të ruajnë qëllimin e përbashkët kombëtar me të cilën është arritur pozicioni aktual i suksesshëm.

Në frymën e Boris Trajkovskit jam i sigurt se do ta udhëhiqni VMRO-DPMNE-në me qëllim të përbashkët kombëtar. Me respekt, Lordi Robertson nga Port Ellen, ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Grupi i Ohrit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments