19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeLiderët s’iu përgjigjen thirrjes së Ahmetit, ai i zhgënjyer, nuk e thërret...

Liderët s’iu përgjigjen thirrjes së Ahmetit, ai i zhgënjyer, nuk e thërret më tryezën shqiptare

I ftoi të gjithë liderët e partive politike shqiptare.

Por asnjëri prej tyre s’erdhi në tryezën e përbashkët.

Pasi i priti 20 minuta, në tryezë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i uli gazetarët. Për gjysmë ore u foli për qëllimin e tryezës.

 Pasi ua sqaroi gazetarëve, këtë e bëri edhe para kamerave.

“Shpreh keqardhje dhe thellësisht i zhgënjyer me mosardhjen e  partive politike parlamentare shqiptare në një ditë të rëndësishme historike, 13 gushtit ditës së Marrëveshjes së Ohrit”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti tha se liderët i kishte ftuar që t’i falenderojë për ngritjen e statusit shqiptar dhe jo për të marrë mbështejten për idenë e kryeministrit shqiptar. Tha se tryezën nuk do ta thërrasë më.


Ali Ahmeti: “Nuk i kemi thirr partitë politike për të mbështetur platformën dhe idenë e tonë. I kemi thirr për t’u bërë pjesë e përgjegjësive të mëtutjeshme në këtë vend”.
A do të thotë kjo se nuk do ta ricaktoni tryezën shqiptare?
Ali Ahmeti: “Tani radhën le ta caktojnë ata që nuk erdhën këtu. BDI e thirri takimin dhe ata munguan”.

Ai demantoi të gjitha arsyetimet e partive politike shqiptare, se takimi nuk u thirr me kohë dhe se nuk pati rend të ditës.


“Ka më shumë se një javë që ftesën e kanë partitë politike parlamentare me rend dite dhe nuk ka arsye të kohës apo të mungesës për të gjetur kohë ata për të bërë analizat e duhura. Unë nuk mund të përgatis platformë politike se si BDI i sheh gjërat, por i takon tryezës për tu përcaktuar për temat të cilat ata duan të bisedojnë”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ditë më parë tryezën e komentoi edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai tha se me tryezën BDI po bën përpjekje të bëjë presion për kryeministrin shqiptar. Partitë politike shqiptare, Aleanca për Shqiptarë, Lëvizja Besa dhe Alterantiva treguan se nuk do të marrin pjesë në takim, dhe kërkuan datë të re me rend dite. Ndërkaq e vetmja që nuk ka shprehur qëndrim ishte PDSH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments