Në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Tetovës, pushteti lokal i udhëhequr nga propozon me arrogancë një vendim për hapjen e lokacioneve të reja për kioska.
E kujtojmë mirë se si Kasami, me buldozerë, i rrënoi kioskat e familjeve të ndershme tetovare që prej dekadash siguronin jetesën nga ato, me arsyetimin se po “pastrohej kaosi urban”.
Sot po shohim se kjo ishte një gënjeshtër. Pronarët e vjetër u dëbuan vetëm për t’i hapur rrugë njerëzve të afërt me partinë dhe financuesve të saj. 💰
🛑 Para disa vitesh, Kasami me buldozerë dhe polici i largoi të gjitha kioskat në qytet, me arsyetimin se:
- Po “çlirohej hapësira publike”.
- Po “pastrohej kaosi urban”.
🛑 Por pasojat ishin të dukshme: qindra familje tetovare që mbijetonin nga ato objekte mbetën në rrugë, pa burim ekzistence.
Kulmi i absurdit politik është vendosja e kioska të reja, të emërtuara si “pajisje urbane”.
Nuk mund të rrënohen me forcë disa objekte me arsyetimin se pengonin, ndërsa sot të votohet për objekte të reja urbane pa asnjë shpjegim të qartë.
📢 Këtu lind dyshimi: A u dëbuan qytetarët e ndershëm vetëm për t’i hapur terrenin dikujt tjetër? A u janë premtuar tashmë këto lokacione të reja, përmes tenderëve të kurdisur, njerëzve të afërt me partinë dhe financuesve të Kasamit?
Këshilltari i në Tetovë, , në vetë seancën kërkoi tërheqjen urgjente të kësaj pike dhe paraqitjen e:
📋 Shpjegimit të detajuar për secilin lokacion të ri.
💰 Vlerësimit të të ardhurave të pritshme për Komunën.
🚗 Analizës urbanistike për ndikimin në trafikun tashmë të bllokuar në Tetovë.
Nuk do të lejojmë që hapësira publike e Tetovës të shndërrohet në valutë për pagesën e borxheve partiake. Kërkojmë transparencë dhe përgjegjësi për paratë e qytetarëve.
Këto janë lokacionet dhe numri i kioska-ve “urbane” që do të uzurpojnë hapësirën publike:
📍 Rruga Shtipska – Një invazion i vërtetë me plot 11 kioska të reja të vendosura njëra pas tjetrës. Ku do të mbetet hapësira për këmbësorët dhe rendi në komunikacion?
⛪ Rruga Savo Tasevski – Kulmi i paturpësisë! Janë planifikuar kioska (objektet 16 dhe 17) drejtpërdrejt përballë varrezave ortodokse.
🏊♂️ Qendra Sportive – Pishina – Në vend të zonave për sport dhe rekreacion për të rinjtë, Kasami planifikon një varg prej 8 objektesh të reja.
🏢 Parcela kadastrale pranë Siraçit – Toka shtetërore dhe komunale po copëtohet për interesa të vogla private.
❓ Një lokacion misterioz me edhe 4 kioska të reja, që sipas pretendimeve po mbahet i fshehur, ndërsa menjëherë pason Neni 3 për hyrjen urgjente në fuqi të vendimit.
Kjo nuk është urbanizëm, por privatizim klasik i hapësirës publike të qytetit të Tetovës!
Pyetja publike është: A janë shkruar tashmë tenderët për këto lokacione me emër dhe mbiemër të donatorëve partiakë? 🤔
#KomunaETetovës
#Hipokrizi
#Kasami
#BobiIlievski
#KëshilliKomunal
#StopBiznesevePartiake
